Yjet shqiptare të futbollit me urime speciale për Ditën e Flamurit

Futboll

Yjet shqiptare të futbollit me urime speciale për Ditën e Flamurit

Më: 28 nëntor 2024 Në ora: 13:17
Xhaka e Zhegrova

Yjet shqiptare të futbollit e kanë sot një ditë të veçantë!

Ata i kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për të bërë urime për 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit.

Granit Xhaka, Edon Zhegrova, Vedat Muriqi e yje të tjerë e kujtuan ditën më të madhe të shqiptarëve përmes urimeve speciale.

“Sot e festojmë lirinë dhe identitetin tonë. Gëzuar 28 Nëntorin, shqiptarë të dashur!”, shkruan ylli shqiptar i Kombëtares së Zvicrës, i cili nuk e harron asnjëherë prejardhjen e tij.

“Urime 28 Nëntori”, shkroi ylli i Lillet, teksa këtë përshkrim e përcolli me një fotografi me një fans të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat