Ish-futbollisti i Milanit, Alessandro Costacurta ka folur me superlativa rreth Atalantës.
Dikur një qendërmbrojtës ‘klasi’, italiani ka nxjerr deklarata surprizuese për ekipin e Berta Gjimshitit.
“Për mua ka vetëm një ekip më të mirë italian në kompeticionet europiane.
Kjo është Atalanta. Bergamaskët në Europë janë të paimagjinueshëm, ndërsa sa i përket futbollit italian brenda vendit mund të jetë një tjetër histori.
Në këto 3 ose 4 vite lojtarët e Gasperinit kanë qenë surpriza e vërtetë.
Ata kanë luajtur ndeshjet më të mira në arenën europiane dhe këtë e vërteton fitimi i Europa League. Këtë edicion, edhe në Serie A po tregojnë karakter.
E përsëris, Atalanta është ekipi më i mirë italian që luan në Europë.”, u shpreh Costacurta.