Ka qenë shumë interesant jashtë fushës.
Një numër i madh i tifozëve gjermanë kanë arritur në ndeshjen mes Dinamos së Zagrebit dhe Dortmundit që u zhvillua mbrëmë.
Pas ndeshjes ata kanë bërë vërejtje tek vendasit.
Gjatë hyrjes në tribunën jugore, tifozët u ankuan se sigurimi dyshohet se i kanë goditur në pjesët e tyre intime në hyrje. Për këtë arsye kanë bërë ankesë në shtëpinë evropiane të futbollit, UEFA, shkruajnë mediat kroate.
Me këtë rast klubi nga Dortmundi ka njoftuar: “Kemi marrë ankesa të shumta për sjelljen e policisë dhe rojeve të sigurisë, të cilët po përcaktonin identitetin e personave.
Ne e dënojmë këtë metodë kontrolli dhe jemi në kontakt me UEFA-n dhe Dinamo e Zagrebit për një hetim të detajuar të këtij incidenti".
Në anën tjetër media serbe “Kurir” është çartur pasi që një gjerman i njohur ka treguar edhe atë që ka pa në Serbi.
Patrik Berger nga “Sky Sport TV”, i ka përfshirë serbët në gjithë këtë histori!
“Jo vetëm në Serbi, por edhe në Kroaci, tifozët gjermanë zhvishen dhe kontrollohen ashpër.
Në Zagreb, tifozët e Borussias duhej të zhvisheshin në tenda në hyrje të stadiumit, ku u prekën pjesë të trupit”, shkruan komentuesi i njohur gjerman.
Ky është turpi që ndodh në Serbi dhe që sillen aq keq me mysafirët pra me tifozët që vijnë nga shtetet e jashtme.