Markus Rashford duhet ta “dëshirojë” nëse ai kërkon të rigjejë formën e tij më të mirë me Mançester Junajtid, thotë trajneri Ruben Amorim përpara ndeshjes së Ligës së Europës kundër Bodo/Glimtit.
Paraqitjet e sulmuesit nuk janë ato të të sezonin të parë me Erik ten Hagun në “Old Trafford”, ku ai shënoi 30 gola në të gjitha kompeticionet, ndërsa më pas ai humbi edhe vendin e tij në kombëtaren e Anglisë. Amorim e përdori atë si një sulmues qendror në ndeshjen e tij të parë në Ipsuiç, një barazim 1-1 në Premier Ligë dhe Rashford shënoi brenda dy minutash. Por ai ishte anonim për pjesën e mbetur të ndeshjes.
I pyetur nëse ai mund të sjellë më të mirën nga Rashford, trajneri portugez tha:
“Do të përpiqem ta ndihmoj. Ai pozicion nuk është më i miri për të (në qendër), veçanërisht në një lojë të tillë. Ai po luftonte me dy gjigantë.
Ne do të përpiqemi të gjejmë zgjidhjen e duhur për të. Ai duhet të jetë Markusi që të përpiqet të kthehet në momentin e sezonit e tij me 30 gola. Më pas ai do të ketë ndihmën e të gjithë stafit, të gjithë klubit dhe të gjithë tifozëve, sepse ai është një djalë i Mançester Junajtid. Por ai duhet të jetë i pari që e dëshiron vërtet atë”.
Mungesa e golave të Rashfordit (tetë sezonin e kaluar në të gjitha kompeticionet), është vënë në fokus më të mprehtë ndërsa Junajtid është duke vuajtur që të gjejë rrjetën.