Të martën në Bratislavë i mungoi goli, por përsëri ishte ndër më të mirët te Milani. Tizhani Reijnders, në dalje të aeroportit ku zbarkuan kuqezinjtë pas kthimit nga transferta në Champion, deklaroi:
“Kjo ndeshje ishte shumë e rëndësishme dhe duhej të bënim gjithçka për të fituar. E nisëm shumë mirë dhe më pas pësuam një gol që nuk mund të pësohet. Në fund shënuam dy gola të mrekullueshëm në pjesën e dytë dhe kthehemi në shtëpi me tre pikët”.
Vuajtjet e “Djallit” në aspektin mbrojtës vijojnë të jenë temë në rend të ditës. Vështirë të gjenden shpjegim konkrete, me mesfushorin holandez që dhuroi versionin e tij: “Nuk mund të ndodhë që të jemi kaq të pambrojtur në kundërsulm. E dinim që ata do të mbroheshin shumë poshtë, por duhej të ishim më të përgatitur për zbritjet e tyre. Sigurisht që duhet të bëjmë më mirë dhe të punojmë shumë në këtë aspekt”.
Në fund holandezit iu kërkua edhe një mendim për paraqitjen e Leaos që e nisi nga stoli transfertën sllovake. Lidhur me shokun e tij, Reijnders tha:
“Goli për Rafën është shumë i rëndësishëm, mund ta shihni gjithashtu se ai dëshiron të punojë gjithmonë për të mirën e ekipit. Për ne ai është një armë dhe është një lojtar i madh”. Kujtojmë se lojtari kuqezi është mesfushori qendror me më shumë gola (3) në Champions-in aktual dhe me saktësinë më të madhe në pasime (96 për qind).