Mesfushori i Real Madridit, Jude Bellingham, pranoi se Liverpooli e kërkoi më shumë fitoren sesa spanjollët dhe e merituan atë.
“Të jem i sinqertë, që në minutën e parë ata morën kontrollin e lojës.
Ne kurrë nuk maksimizuam periudhat që ishim në zotërim. Ata ruajtën kontrollin dhe ishin më të uritur se ne, gjë që është shumë zhgënjyese.
Është një rezultat i keq kundër një prej skuadrave më të mira në Europë.
Ne jemi të zhgënjyer sesi luajtëm dhe t’i japim vetes një shans për të kaluar në tri ndeshjet e radhës”.
Për penalltinë e humbur të Mbapesë, anglezi tha: “Kjo mund të ndodhë.
Ai është një lojtar i mrekullueshëm, por presioni që ai mban për shkak se sa i mirë është, është i madh.
Penalltia nuk është arsyeja pse ne e humbëm ndeshjen. Ata performuan më mirë sesa ne. E di që ai do të prodhojë shumë momente të tjera që do të jenë të mëdha për këtë klub”.