Pasi u kompletua xhiroja e pestë e fazës së ligës në Ligën e Kampionëve, është koha për t’i bërë llogaritë.
Natyrisht, të gjithëve iu intereson se kush janë golashënuesit më të mirë të këtij edicioni deri tash në garën më të rëndësishme dhe më prestigjioze të futbollit evropian.
Kësaj renditjeje speciale i prin Robert Lewandowski, i cili i ka realizuar plot 7 gola në pesë ndeshje.
Madje, sulmuesi i Barcelonës së fundmi e arriti edhe golin e 101-të në Champions, duke u bërë vetëm lojtari i tretë në histori që e prek numrin 100 pas Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.
Përkrah tij gjenden Gyokeres i Sporting Lisbonës, Haaland i Manchester Cityt, Kane i Bayern Munichut dhe Raphinha i Barcelonës me nga 5 gola.
7 gola: Lewandowski (Barcelona);
5 gola: Gyokeres (Sporting Lisbona), Haaland (Manchester City), Kane (Bayern Munich), Raphinha (Barcelona), Wirtz (Bayer Leverkusen);
4 gola: David (Lille), Gittens e Guirassy (Borussia Dortmund), Vinicius Jr. (Real Madrid);
3 gola: Adeyemi (Borussia Dortmund), Alvarez e Correa (Atletico Madrid), Foden (Manchester City), Arturkoglu (Benfica), Kulenovic (Dinamo Zagreb), Luis Diaz (Liverpool), Maeda (Celtic), Milambo (Feyenoord), Pulisic e Reijnders (Milan), Sesko (Leipzig), Sima (Brest), Tillman (PSV), Vlahovic (Juventus).