Bardhi kërkohet nga një klub tjetër në Turqi 

Futboll

Bardhi kërkohet nga një klub tjetër në Turqi 

Nga: K. Goca Më: 28 nëntor 2024 Në ora: 16:12
Futbollisti Enis Bardhi

Futbollisti Enis Bardhi është plotësisht i izoluar nga skuadra e parë e Trabzonsporit, mesazhi nga administrata është i qartë se anëtari i Maqedonisë së Veriut pritet që të shitet në afatin kalimtar të janarit, ndërsa informacionet e fundit thonë se Bardhi mund të qëndrojë në Turqi.

“Hatayspor është klubi që po shfaq interesim të madh për kapitenin e kombëtares së Maqedonisë dhe tashmë ka nisur negociatat me Trabzonsporin për të sjellë Bardhin në radhët e tyre nga fillimi i vitit 2025.

Hatayspor aktualisht është në vendin e parafundit në tabelë, por ky klub është i vendosur për të siguruar mbijetesën”, ka shkruar media maqedonase “Ekipa”. 

Drejtori sportiv Riza Chalimbay në një prononcim për gazetën me ndikim në Turqi “Miliyet” ka konfirmuar se Bardhi është në krye të listës së dëshirave, së bashku me një tjetër lojtar të madh, Emre Mor nga Eyupspor.

“Ne e kërkonim Bardhin në verë, më pas dështuam, por tani po përpiqemi sërish me të njëjtin qëllim.

Shpresojmë për më shumë suksese”, tha Riza Chalimbay.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat