Derbi i fituar 2:0 me Shkupin ka lënë të kënaqur trajnerin e Shkëndijes së Tetovës, Jeton Beqiri, që gjithsesi në plan të parë nxjer atmosferën e zjartë të krijuar nga dy tifozeritë “Ballistët” e “Shvercerat”. Shala e Ibraimi realizuan golat për triumfin e 9-të sezonal të kuqezinjve.
Atmosfera…
Jeton Beqiri: “Ambient i jashtëzakonshëm sa i përket atmosferës së krijuar nga tifozët tanë dhe tifozeria mysafire.
Me këtë rast personalisht dhe në emër të ekipit dua t’i falënderoj për atmosferën e krijuar.
Është jashtëzakonisht bukur të marrësh pjesë në ndeshje me atmosferë si kjo dhe gjithashtu përfitoj nga rasti t’ua uroj festat e Nëntorit të gjithëve që ishin në stadium.”
Epërsia e hershme…
Jeton Beqiri: “Mendoj se ishte një ndeshje që e hapën mirë dhe për fatin tonë ne e hapëm rezultatin shumë herët. Pasaj kishim një rënie, apo më mirë thënë Shkupi ishte në qarkullim të topit më mirë se ne.
Ndonjëherë goli i hershëm ndihmon, tani mendoj se neve pak na vuri në gjum dhe kjo ishte diçka që nuk më pëlqeu dhe kjo ishte arsyeja që kërkuam reagim në mes të fushës me ndryshim që në fillim të pjesës së dytë. Por në përgjithësi ishte një ndeshje të cilën ne e fituam me meritë përballë një skuadre me futbollistë cilësorë pavarësisht se janë në seri të rezultateve negative.”
Goli i dytë në momentet më të mira të kundërshtarit…
Jeton Beqiri: “Kjo ishte shumë e rëndësishme. Gjithmonë duhet të tregohemi të zgjuar në momente të veçanta dhe ndonjëherë të përdorim edhe kundërsulmin. Pavarësisht se ne si ekip shumë rrallë ndodh të luajmë me kundërsulme. Ekipi ynë vinte nga një ndeshje në Manastir në një fushë shumë të rëndë dhe e dija se do kemi probleme fizike. Por në këto ndeshje derbi më e rëndësishme është që të dalim me pikët e plota.”