Në humbjen 2-0 ndaj Liverpool në Champions League, Real Madrid jo vetëm rrezikoi kualifikimin në fazën direkt të këtij kompeticioni, por pati edhe probleme me ekipin.
Një lojtar u dëmtua dhe ka pësuar një problem serioz shëndetësor. Bëhet fjalë për mesfushorin Eduardo Camavinga, i cili ka një dëmtim mjaft të ndërlikuar.
Lojtari i kombëtares franceze u desh të largohej nga fusha e Anfield në minutën e 56-të për shkak të një dëmtimi në ijë.
Marca njofton se Camavinga do të mungojë për rreth tri javë.