Lufta për vendin e katërt

Futboll

Lufta për vendin e katërt

Më: 28 nëntor 2024 Në ora: 17:34
Foto ilustrim

Dinamo do të presë Teutën, në një përballje rivalësh direkt për hyrjen në Katërshen Finale

Dinamo do të presë Teutën në javën e 15-të të Abissnet Superiore, në një takim luftarak për vendin e katërt në renditje.

Blutë e Ilir Dajës kanë lëshuar ndjeshëm terren në javët e fundit dhe tani janë të distancuar me gjashtë pikë nga Partizani, me të cilin trajneri i rikthyer pësoi edhe humbjen e parë. Blutë janë në lojë për secilin prej vendeve të para, megjithatë Partizani, Vllaznia e Egnatia kanë pasur një marsh më tepër në javët e fundit, sidomos dy të parat, që gradualisht po krijojnë distancë me ndjekësit.

Megjithatë, objektivi minimal është vendi i katërt dhe Dinamo ndodhet aktualisht aty, por duhet të ruhet nga Elbasani, që e ndjek me tri pikë më pak, dhe Teuta, me të cilën ndeshet të shtunën. Durrsakët e drejtuar nga Edi Martini kanë katër pikë më pak se blutë, por kanë qenë edhe më të paqëndrueshëm në rezultate.

Fitorja e fundit e Dinamos ishte 5-0 kundër Elbasanit, më 4 nëntor, ndërsa Teuta suksesin nuk e njeh që nga 6 tetori, kur fitonte 3-1 kundër Tiranës. Gjithsesi, përballjet mes tyre kanë qenë vërtet të forta dhe ndeshja e fazës së parë është mbyllur në barazim 1-1. Për blutë shënoi Zabërgja në fundin e pjesës së parë dhe për durrsakët barazoi Torraj në pjesën e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat