Përgatitjet për derbin

Futboll

Përgatitjet për derbin

Më: 28 nëntor 2024 Në ora: 19:24
Partizani

Prej tri ditësh Partizani ka nisur përgatitjen e derbit të së dielës, kur do të sfidojë Tiranën në “Air Albania” në orën 19:00. Në këtë ndeshje skuadrat do të kenë edhe mundësinë e mbështetjes së tifozëve, pasi Tirana u fal nga Komisioni i Apelit.

Trajneri Veselinoviç i ka pasur të gjithë lojtarët në dispozicion, teksa me disa prej tyre është nevoja të punohet në mënyrë të veçuar. Tedi Cara është drejt rikuperimit, por do të ndiqet deri në fund nga stafi, pasi para Laçit ka pësuar një tërheqje muskulore të lehtë.

Sakaq, shumë e vështirë mbetet për Mehmetin. Mesfushori gjithashtu ka pësuar tërheqje muskulore dhe është në fazë rikuperimi. Ai prej dy javësh po stërvitet për të kapur derbin, por dëmtimi duket se kërkon pak më shumë kohë për tu kaluar plotësisht.

Probleme ka për Ismailin, që po rikuperon muskujt e barkut. Gjithsesi, ai pritet të sforcohet dhe të luajë. Probleme të lehta ka edhe për Osmanllarin, që nuk parashikohet titullar. Sakaq, dilemë mbetet situata e Andi Hadrojt, i cili nuk raportohet të ketë ndonjë dëmtim, por së fundmi është shitur në Ukrainë dhe vështirë të zbresë në fushë të dielën nga minuta e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat