Suedia ka shënuar fitore me rezultat 2:0 në Leskovc ndaj Serbisë, në ndeshjen e parë të finales së barazhit për kualifikim në Kampionatin Evropian në futboll.
Kapitenja Kosovare Asllani me bashkëlojtare treguan angazhim e lojë shumë më të mirë, duke i lënë pa fjalë serbet.
Kosovare Asllani pati dy raste të mira në pjesën e parë.
Në minutëne 34-të, ajo brenda 16-shit por goditja e saj mezi u ndal nga portierja serbe.
Në minutën e 37-të, Asllani e pafat, nga afërsia goditi bukur por topi shkoi për disa centimetra pranë shtyllës së djathtë pingule.
Në minutën e 54-të Bennison realizon për 0:1 dhe Kafaji (70') për 0:2.
Kapitenja Kosovare Asllani është zëvendësuar në minutën e 62-të.
Suedia ka bërë hapin e madh drejt Kampionatit Evropian, ku për sfidën e kthimit ka një kapital të madh në rezultat.