Skuadra izraelite, Maccabi Tel Aviv, ka shënuar fitore në udhëtim, me rezultat 2:1 ndaj Besiktas-it, në takimin e xhiros së pestë të Europa League.
Milot Rashica, reprezentues i Kosovës, është paraqitur nga minuta e parë për skuadrën e Besiktasit.
Për Maccabin shënuan Kanichowsky (23'); Peretz (45+3') e Weslley Patati (81’) dhe Besiktasin Rafa Silva (38').
Immobile i Besiktas humbi penalltinë në minutën e 71-të.
Besiktas zë vendin e 18-të me 6 pikë e Maccabi në të 30-tin me 3 sosh.