LASK nuk ka arritur ta ruajë epërsinë, duke u mposhtur në fund me rezultat 2:1. nga skuadra serbe Borci i Banjallukës në Ligën e Konferencës.
Ndeshja mori kahje tjetër qysh në minutën e shtatë, kur futbollisti i ekipit austriak, Siebenhandl u ndëshkua direkt me karton të kuq.
Përkundër kësaj, LASK arriti të krijonte epërsi me golin e Valon Berishës në minutën e 51-të të ndeshjes.
Por, 10 minutat e fundit ishin fatale për mysafirët, pasi vendasit nga Bosnja e Hercegovina arritën të shënonin dy herë.