Mohamed Salah po bëhet një rast i bujshëm te Liverpool. Anësori i djathtë i “Reds”, i cili deri më tani këtë sezon ka shënuar 12 gola dhe ka 10 asistime, po e “prek” shumë situatën kontraktuale me klubin anglez dhe deklaratat e tij kanë qenë të shpeshta, aq sa e fundit ishte thuajse “direkte”.
“Është pothuajse dhjetor dhe nuk kam marrë ende ndonjë ofertë rinovimi, kështu që ndoshta jam më shumë jashtë se sa brenda klubit”, u ankua egjiptiani në zonën mikse pas humbjes 3-2 ndaj Southampton. Pa rinovim në fund të sezonit ai mund t’i thotë lamtumirë Anfield dhe një aventurë të gjatë dhe intensive që filloi në vitin 2017, pas largimit nga Roma.
Sipas asaj që shpjegohet nga Sky Sports UK, diskutimi është shumë më i gjerë se një rinovim i thjeshtë. Në fakt, aksionet dhe rreziqet për të dhe Liverpool janë padyshim të mëdha, me kohën që nuk është në anën e askujt.
Salah mund të nënshkruajë lehtësisht një paramarrëveshje me një klub tjetër pas 34 ditësh, ndërsa në 7 muaj ai mund të thotë lamtumirë dhe të vendoset diku tjetër si lojtar i lirë.
Fakti është se egjiptiani është tashmë një simbol i çmuar në historinë e Reds, si për tifozët ashtu edhe per trajnerin duke qene se shifrat e tij jane te jashtezakonshme ne sezonin e shtate radhazi ku fjala “konstant” ka qene e pranishme ne rendiment.
Cili është problemi?
Fakti është, siç raportohet nga transmetuesi satelitor anglez, se Liverpool ende nuk ka paraqitur një ofertë të aftë për t’u marrë në konsideratë për Salah, madje as potencialisht të modifikueshme, kështu që ka një distancë të madhe mes palëve.
Kjo për shkak se klubi po përballet edhe me dy probleme të tjera të mëdha si e ardhmja e Virgil van Dijk dhe ajo e Trent Alexander-Arnold, kontrata e të cilëve skadon në fund të sezonit.
Dhe për momentin, negociatat më komplekse janë ato me Salah, duke pasur parasysh vlerën e tij brenda dhe jashtë fushës. Megjithatë, bisedat kanë lindur në tetor edhe pse ska ofertë por negociata po.
Dyshohet se gjithçka ka lindur nga lamtumira e Jurgen Klopp dhe kurioziteti për të parë ndikimin që do të kishte Slot te Liverpool. Ndërkohë, qetësia filtron nga klubi për qëndrimin e Salah, por me këtë ritëm… rreziku për ta parë largimin e tij rritet gjithnjë e më shumë…