Hansi Flick jep përditësimin e fundit rreth gjendjes së Yamal

Futboll

Hansi Flick jep përditësimin e fundit rreth gjendjes së Yamal

Më: 29 nëntor 2024 Në ora: 13:34
Yamal e Flick

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick ka folur për gjendjen e Lamine Yamal në konferencën e sotme për shtyp.

Barcelona përballet me Las Palmas të shtunën në kuadër të La Ligas, ku do të kërkojë fitoren pas një humbje dhe një barazimi.

E trajneri gjerman tha se Lamine Yamal është i gatshëm për të luajtur.

“Lamine Yamal është kthyer dhe i gatshëm për të luajtur. Nuk kemi vendosur ende nëse do të startojë, por ai do të luajë.

Ky është plani”, tha Flick.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat