Manchester Unitedi takohet me “superagjentin” për nënshkrimin e parë të Amorimit

Futboll

Manchester Unitedi takohet me “superagjentin” për nënshkrimin e parë të Amorimit

Më: 29 nëntor 2024 Në ora: 21:06
Ruben Amorim

Raportohet se Manchester United është takuar me superagjentin e një nga yjeve më të shndritshëm të Portugalisë.

Ruben Amorim erdhi në klubin anglez këtë muaj nga Sportingu i Lisbonës, pas shkarkimit të Erik ten Hag.

39-vjeçari e ka marrë fitoren e parë mbrëmë me Unitedin, pasi e mposhti Bodo/Glimtin në Ligën e Europës, me shifrat prej 3-2.

Amorim po e aplikon sistemin e tij prej 3-4-3, andaj i duhet që edhe transferimet t’ia përshtatë sistemit.

Sipas “Manchester Evening Neës”, Manchester United e ka shtruar rrugën drejtë transferimit të parë në epokën e Ruben Amorimit.

Burime të “SportBible” kanë thënë se klubi anglez është takuar me superagjentin e yllit portugez, Geovany Queda.

Në të kaluarën, Unitedi ka pasur disa marrëveshje të kompletuara me Sportingun, derisa agjent i Quedas është Jorge Mendes.

Kompania e Mendes është prapa negociatave për transferimin e 17-vjeçarit në Angli, transferim që mund të ndodhë gjatë verës që po vjen.

Asnjë përpjekje zyrtare ende s’është bërë, por thuhet se Amorim e do 17-vjeçare në marrëveshje të përhershme.

PSG është po ashtu i interesuar për shërbimet e tij, mirëpo duke marrë parasysh që Amorim ka punuar më herët me lojtarin, është logjike që United është në “pole-position”.

Anësori është nën kontratë me Sportingun deri në vitin 2027.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat