Media serbe e krahason Kosovaren me një emër të madh dhe përmendi edhe dy emra për një rast

Futboll

Media serbe e krahason Kosovaren me një emër të madh dhe përmendi edhe dy emra për një rast

Nga: K. Goca Më: 29 nëntor 2024 Në ora: 21:26
Kosovare Asllani -djathtas, gjatë ndeshjes së mbrëmshme në Leskovc

Kosovare Asllani, futbollistja më e mirë shqiptare, që mbron ngjyrat e kombëtares së Suedisë, është në llupën e disa mediave serbe.

Suedia ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Serbisë.

Media serbe “Blic”, ka shkruar se Kosovarja ka luajtur kundër Serbisë në Leskovc, me shqiponjën shqiptare nën petkun suedez. 

Ky farë mediumi ka përmendur edhe Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën.

“Ekipi i Serbisë për femra në futboll e ka pritur në Leskovc përzgjedhjen suedeze, në finalen e play-off-it për kualifikim në Kampionatin Evropian, ndërsa mysafireve iu ka prij Kosovare Asllani me shiritin e kapitenit.

Kosovare Asllani prej vitesh konsiderohet si një nga më të mirat në botë, me talentin dhe stilin e saj të lojës, e kanë krahasuar me Zlatan Ibrahimoviçin.
Asllani ka lindur në vitin 1989 në qytetin suedez të Kristianstad, është me prejardhje nga Kosova.

Ajo cilësohet si një personalitet shumë i diskutueshëm dhe nuk duhet harruar se ka mbështetur gjestet provokuese të futbollistëve si Shaqiri dhe Xhaka, të cilët bënë “Shqiponjën shqiptare” në Botërorin e Rusisë”, ka shkruar ky farë mediumi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat