Kylian Mbappe do të jetë i pranishëm në ndeshjen kundër Getafe, ashtu si Jude Bellingham dhe Brahim Diaz. E thonë këtë rezultatet e kontrolleve mjekësore të kryera mëngjesin e sotëm te tre lojtarët e Real Madridit, të cilët dolën të mavijosur nga nata e makthit në Liverpool në Ligën e Kampionëve.
Një frymëmarrje për Carlo Ancelottin, i cili humbi Vinicius Jr për shkak të dëmtimit të muskujve të dielën dhe Camavinga të mërkurën
Mjekët e klubit, sipas mediave spanjolle që po i vendosin madilenët në lupë që nga humbja në Anfield Road, ishin të bindur se në të tre rastet bëhej fjalë vetëm për lodhje muskulore, lodhje mentale pas një ndeshje sfiduese si ajo e Anfield.
Megjithatë, “murtaja” e dëmtimeve që ka pllakosur Real Madridin që në fillim të sezonit bëri thirrje për marrjen e masave maksimale për të shmangur probleme më serioze.
Në ndeshjen e së dielës në shtëpi, Ancelotti do të jetë në gjendje të llogarisë Mbappè, Bellingham dhe Diaz në mesin e titullarëve. Edhe brazilianët Rodrygo dhe Endrick mund të jenë pjesë e 11-shit, i pari gati të rikthehet pas një dëmtimi.