Partizani është mësuar të jetë lider në Superiore prej javësh. Mirëpo, tani yë kuqtë kryesojnë edhe një dimension tjetër.
Partizani ka hapur sektorin B të skuadrës, si shumë klube të mëdha në Europë. ‘Demat’ vendosën të regjistroheshin në Kategorinë e Tretë këtë edicion, që është niveli më i ulët i futbollit në vend.
‘Demat’ B fituan me Klosin 6-1 në shtëpi sot dhe kështu mbeten në krye të grupit A, pasi kjo kategori është e ndarë në dy Grupe.
Kujtojmë në Superiore, kryeqytetasit janë në vend të parë me 27 pikë, pasi Vllaznia humbi dhe në këtë mënyrë i bëri një nder ekipit të kuq.
Pra, Partizani po dominon futbollin shqiptar në të gjitha nivelet pa përjashtim.