Të dielen zhvillohet derbi anglez mes Liverpulit dhe Manchester Cityt.
Të dy skuadrat janë pretendete për titull, me Liverpulin që aktualisht është lider në tabelë me 31 pikë, tetë më shumë se City.
Por trajneri i Liverpulit, Arne Slot ka bërë një deklaratë interesante para këtij derbi.
Ai tha se i ka përcjellur ndeshjet e Guardiolas edhe sa ishte te Barcelona dhe Bayern Munich edhe tash te Manchester City.
Holandezi deklaroi se i pëlqen të shikoj skuadrat e Guardiolës duke luajtur.
“Ka pak njerëz në futboll që, kur i shikon, nuk të zhgënjejnë kurrë. 9 herë nga 10 ndeshjet e Barcelonës, Bayern apo City kanë qenë gëzim për t’u parë për të gjithë ata që e duan futbollin. Pra, kjo është arsyeja pse më pëlqen të shikoj skuadrat e tij duke luajtur”, ka deklaruar Slot.