Kuqezinjtë nuk e vunë re rrezikun dhe nuk ruheshin pas shpinë, ndërkohë që rivalët e kanë kuptuar këtë pikë të dobët.
Në thelb, ka pasur gjithmonë shumë rreziqe për mbrojtjen e Milanit siç e dëshmojnë edhe golat e pësuar në Europë dhe Serinë A. Edhe nga një ekip modest si Slovani erdhën dy gola prandaj. Legjenda kroate, Zvonimir Boban ka thënë se ngushëllimi i vetëm janë tri pikët, por kjo lloj qasje duhet të ndryshojë sa më shpejt.
Çfarë duhet të bëjë Fonseka?
Ka shumë gjëra për të zgjidhur, veçanërisht është shqetësuese lehtësia në situatat kur rivalët kanë topin dhe sa lehtë munden të krijojnë mundësi. Kështu që Fonseka duhet ta rregullojë këtë, edhe pse është përpjekur që në fillim. Deri tani nuk ia ka dalë. Mos të gënjehemi nga ndeshja e javës së kaluar me Juventusin. Milani pati soliditet, por ndoshta edhe sepse vetë Juventusi nuk ishte në fuqinë e plotë.
Gjetja e 4 sulmuesve kundër Interit ishte e mahnitshme, por nuk mund të luash kështu gjatë gjithë vitit. Askush nuk ka pasur sukses në histori, as Fonseka nuk do të kishte. Me 4 sulmues nuk mund t’ia dalësh kurrë, edhe sikur të kesh mbrojtjen më të mirë në botë të mbuluar nga dy mesfushorët më të mirë në botë.
Po me Reijndersin që po shkëlqen?
As me Reijndersin nuk do t’ia dilte kurrë, sepse holandezi është një tetë, ndonjëherë i pëlqen të bëjë 10, sepse ai i ka vërtet disa lëvizje fantazisti, por nuk mund të filtrojë së bashku me Fofanën.
Fofana ka rezultuar një blerje e gjetur apo jo?
Kaq shumë sa po përdoret Fofana do të vdesë shpejt, duhet t’i japim një palë mushkëri hekuri të gjorit. Ndoshta Benaser dhe Fofana mund të arrijnë të mbajnë ndoshta diçka më shumë, por me Reijndersin do të ishin sidoqoftë thjesht tri mesfushorë.