Drita ka shënuar fitore të madhe me rezultat 3:2 në Therandë ndaj kampionit në fuqi, Ballkanit, në kryendeshjen e javës së 15-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Drita ka përforcuar kreun e tabelës, ka 8 pikë më shumë se Ballkani në pozitën e dytë.
Drita e kryetrajnerit Zekirija Ramadani ka treguar se kush është shefi i Superligës së Kosovës.
Futbollisti Almir Ajzeraj shënoi në minutën 21-të për Dritën, 0:1.
Adetunji në minutën e 65-të ka barazuar rezultatin 1:1.
Blerim Krasniqi në minutën e 72-të e Arb Manaj në të 82-tën realizuan për epërsinë e Dritës, 1:3.
Ballkani ngushtoi humbjen në 2:3 në minutën e 90+3 me autogolin e Ovoukas.
Drita kryeson me 34 pikë duke e lënë pas Ballkanin me 26 sosh.