Ferizaj kthehet edhe me një pikë të madhe nga një udhëtim i vështirë.
Pas barazimit javën e kaluar (0:0) ndaj Suharekës vendase, sot ia dolën të luajnë prapë baras (1:1) në konak të Llapit të Podujevës në stadiumin “Zahir Pajaziiti” në Podujevë.
Nga minuta e 50-të Ferizaj mbetet pa një lojtar, Imamoviq përjshtohet me karton të kuq.
Llapi po kalon krizë të rezultateve.
Fund dramatik, Hamdi Namani shënoi në minutën e 89’ për epërsinë e Llapit dhe ferizajasit barazuan (90+9’) me golin e Musolin.
Llapi renditet në vend të 7-të me 17 pikë e Ferizajt në të nëntin me 16 sosh pas javës së 15-të të elitës së futbollit të Kosovës.