Sot në mbrëmje luhet Klasikja e madhe e Gjermanisë ku në Dortmund Borusia pret Bajernin e Mynihut. Më poshtë mund të njiheni me disa prej fakteve dhe statistikat e duelit në fjalë.
Statistikat – Kjo e sotmja do të jetë ndeshja e 111-të mes dy skuadrave në epokën e Bundesligës. Bayern ka rregjistruar 54 fitore ndërsa Dortmundi 26. Bavarezët kanë shënuar 223 dhe kanë pësuar 135. 30 ndeshje kanë përfunduar në barazim.
Kuriozitete – Në këtë “Klasike” Bajerni ka dalë fitimtar 67 herë ndërsa Robert Levandovski është lojtari me më shumë gola, plot 32 të tillë. Ndërsa lojtari me më shumë paraqitje është Tomas Myler me 42 të tilla.
Garanci golash – Për herë të fundit të dy skuadrat janë ndarë në barazim pa gola në Mars të 2016-ës. Që prej atij takimi janë shënuar 67 gola në 16 duele me një mesatare rrjetash për 90’, 4.19.
Faktori Kompani – Me 9 fitore dhe dy barazime falë golaverazhit 36-7 në 11 takimet e para kanë kthyer Vinsent Kopani në trajnerin debutues më të suksesshëm të Bundesligës.
Dueli i numrave 9-të - Herri Kejn falë tri golave me Augsburgun ka arritur numrin 50 golave të shënuar në Bundesligë ndërsa sulmuesi i Borusias së Dortmundit, Serhou Xhurasi është në kuotën e 49 golave të shënuar në Bundesligë.
Transfertat pozitive – Për herë të fundit Bajerni ka dalë i mundur nga “Signal Iduna Park” në Nëntor të 2018. Që prej atij takimi bavarezët kanë marrë katër fitore dhe një barazim.