Futbollisti shqiptar gjen golin e tretë në kampionatin ukrainas

Futboll

Futbollisti shqiptar gjen golin e tretë në kampionatin ukrainas

Më: 30 nëntor 2024 Në ora: 21:48
Jashari

Mesfushori shqiptar i Kosovës, Muharrem Jashari, po kalon një moment të artë në elitën e futbollit ukrainas me fanellën e LNZ Cherkasy, teksa ditën e sotme gjeti rrugën e rrjetës në duelin ndaj Veres-Rivne, ku këta të fundit fituan me përmbysje 1-2. 

Jashari zhbllokoi sfidën në minutën e 27-të, ndërkohë që miqtë përmbysën rezultatin me Luan në minutat 39 dhe 76.

Titullar në këtë duel për skuadrën e LNZ Cherkasy, u aktivizua edhe ish-mbrojtësi i Laçit, Ajdi Dajko, i cili është titullar i padiskutuar te skuadra ukrainase, madje në disa ndeshje ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit.  

Për sa i përket Jasharit, në këtë sezon, futbollisti shqiptar i Kosovës, në 15 ndeshje ka shënuar 3 gola, si dhe ka dhënë 3 asiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat