Portieri i Kosovës po tregon klas ditë pas dite. Ariajnet Muric ka qenë edhe një herë tjetër vendimtar në Premier League.
Gardiani me pritjet e tij ka evituar një disfatë më të thellë të klubit anglez Ipswich. Anglezët humbën kundër Nottinghamit 1-0 në transfertë.
Shtatlarti ka shprehur prej kohësh dëshirën për të qëndruar tek ipswich Town.
Për ekipin e sapongjitur në elitën angleze lojtari më i mirë ishte portieri shqiptar. Ai priti shumë raste goli dhe e mbajti shpresën e tifozëve deri në fudn falë rezultatit të ngushtë.
Muric u kuotua me notën 7.8, një vlerësim maksimal për rolin e portierit.