FFM ka shtyrë ndeshjet e Ligës së Parë

Futboll

FFM ka shtyrë ndeshjet e Ligës së Parë

Më: 30 nëntor 2024 Në ora: 23:26
Pamje nga një ndeshje

Federata e Futbollit e Maqedonisë ka marrë vendim që xhiroja e plotë e 17-të e Ligës së Parë të Futbollit të Maqedonisë, e cila është caktuar për nesër (e diel), të shtyhet dhe gjashtë ndeshjet të luhen në një afat tjetër.

Arsyeja e këtij vendimi të drejtuesve të FFM-së është për shkak të kushteve të këqija atmosferike dhe reshjeve të shiut dhe borës pothuajse në të gjithë vendin. Duke pasur parasysh (pa)cilësinë e fushave, ky vendim i FFM-së është me vend.

Dëshmi për këtë është gjendja aktuale në terrenet e futbollit, e cila është katastrofike dhe në disa fusha nuk ka kushte për të luajtur normalisht një ndeshje futbolli.

Se kur do të luhet kjo xhiro do të dihet gjatë ditës së sotme ose maksimumi nesër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat