Nantesi të shtunën në mbrëmje e ka ndalur në barazim kampionin në fuqi të Francës, Paris Saint-Germainin.
Parisi dhe Nantesi kanë barazuar 1:1 në kuadër të xhiros së 13-të të Ligue 1.
Achraf Hakimi realizoi për 1:0 në minutën e dytë të ndeshjes.
Matthis Abline në minutën e 38-të i barazoi shifrat për Nantesin.
Parisi është skuadra e vetme këtë edicion që nuk ka pësuar humbje në kampionatin francez. Ka 33 pikë dhe është në vendin e parë në tabelë.
Nantesi është në pjesën e poshtme të tabelës me 11 pikë.