Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Lindon Selahi, i cili është pjesë e Rijekës, ishte i pafat në duelin e ditës së sotme ndaj Goricas.
25-vjeçari la skuadrën e tij me 10 lojtarë në minutën e 11-të, teksa u ndëshkua me karton të kuq, për ndërhyrje të gabuar ndaj kundërshtarit.
Edhe pse në inferioritet numerik, Rijeka arriti të triumfonte me rezultatin 1:0, falë golit të shënuar nga Rukavina në minutën e 85-të.
Një triumf i artë ky që e ngjit Rijekën përkohësisht në krye të renditjes me 29 pikë në 15 ndeshje, po aq sa Hajduku i vendit të dytë që ka dhe një ndeshje më pak..