Sipas Sky Sport Italia, Napoli është i interesuar të sjellë mbrojtësin veteran brazilian, Danilo, nga Juventusi në janar, pas lidhjeve të mundshme me Manchester United.
Bianconerët janë tashmë në kërkim të një mbrojtësi të ri për mes sezonit pas lëndimeve të rënda që i shkaktuan humbjen e Gleison Bremer dhe Juan Cabal për pjesën tjetër të sezonit, për shkak të dëmtimit të ligamentit të përparmë të këmbës.
Danilo ka qenë në qendër të spekulimeve për një largim, pasi ka pasur pak minuta lojë në Turin që prej ardhjes së Thiago Mottas në vend të Massimiliano Allegrit.
Kjo ka hapur mundësinë që ai të kalojë te Manchester United, por sipas informacionit të ekspertit të merkatos Gianluca Di Marzio, Napoli ka shfaqur interes për ta mbajtur lojtarin brenda Serie A, duke e ftuar atë të transferohet në Stadio Diego Armando Maradona.
Trajneri Antonio Conte raportohet se beson se Danilo do të sjellë një eksperiencë të vlefshme në mbrojtjen e ekipit, duke zëvendësuar brazilianin tjetër, Juan Jesus.
Danilo, i cili mbushi 33 vjeç në korrik, ka qenë te Juventus që nga vera e vitit 2019, kur u transferua për 37 milionë euro nga Manchester City.
Kontrata e tij skadon në fund të këtij sezoni dhe këtë vit ka luajtur 12 ndeshje mes Serie A dhe Ligës së Kampionëve, por vetëm katër prej tyre ka qenë titullar.