Arsenali ka marrë një fitore të madhe në derbi lokal ndaj West Ham United duke triumfuar me rezultat 2-5.
Ka qenë një pjesë e parë spektakolare me të gjitha golat e shënuar, derisa Topçinjtë krijuan epërsinë e hershme prej katër golave.
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka thënë se ishte shumë i kënaqur me 30 minutat e para të ndeshjes, por jo edhe nga minuta 30 deri në të 45-tën.
“Isha më i lumtur me 30 minutat e para sesa me 15 minutat e fundit të pjesës së parë, kjo është e sigurt”, tha Mikel Arteta pas fitores 5-2 të Topçinjve ndaj West Hamit.
“Ne filluam jashtëzakonisht mirë, kaq pozitiv, kaq shumë energji dhe shumë treguam shumë cilësi”.
“Menjëherë pasi shënuam golin e katërt, pranuam një goditje dënimi të dobët dhe një goditje dënimi të pabesueshme dhe më pas ndeshja vazhdoi. Falë zotit që shënuam të pestin dhe më pas kjo na lejoi të luanim një lojë ndryshe në pjesën e dytë dhe ta menaxhonim shumë mirë ndeshjen”.
“Duhej të bënim punën tonë dhe e bëmë sot në një mënyrë vërtet bindëse. Tani do të shijojmë ndeshjen Liverpool – Manchester City, ku pritet të jetë një lojë e bukur futbolli”, deklaroi Arteta.
Pasi mposhti West Hamin, Arsenali është gjashtë pikë larg liderit të Ligës Premier, Liverpool, i cili përballet me Man Cityn.