Në fillim të kësaj jave, u shfaqën thashetheme se Virgil van Dijk tashmë ka rënë dakord për të nënshkruar një kontratë të re me Liverpool.
Megjithatë, kur u pyet për këtë nga media holandeze Soccer News, kapiteni këmbënguli se kjo nuk ishte e vërtetë.
33-vjeçari ka thënë se situata e tij asgjë nuk ka ndryshuar dhe nuk ka ndonjë marrëveshje për kontratën e re.
“Të jem i sinqertë, jo. Nuk ka fare ndryshim,” tha Van Dijk.
“Nuk ka asnjë përditësim fare, nuk ka asnjë lajm për botën e jashtme. Pra, nuk kam asgjë për të ndarë fare. Nuk ka asgjë e vërtetë se ka marrëveshje për kontratë të re”, deklaroi Van Dijk.
Kontrata e Van Dijk skadon këtë verë, por situata e tij shihet si më pak e komplikuar në krahasim me Mohamed Salah dhe Trent Alexander-Arnold.
Reprezentuesi holandez mund të largohet në verë pasi shumë klube kanë shprehur interesim për të nga Evropa si Inter, Juventus apo edhe Real Madrid.
Interesim për qendërmbrojtësin kanë shprehur edhe klubet arabe, megjithatë ai është i vendosur të qëndroj në futbollin evropian.