Fatjon Bunjaku realizoi gol në minutën e 94-të për t’ia siguruar pikët e plota skuadrës së Malishevës.
Me golin e Bunjakut, Malisheva si mysafir e mposhti Gjilanin me rezultatin 1:0.
Kjo ndeshje u luajt të dielën dhe i takoi xhiros së 15-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Malisheva renditet në pozitën e dytë në tabelë me 28 pikë. Gjilani është në vendin e gjashtë me 17 pikë.
17 pikë ka edhe Llapi dhe Dukagjini.