Mungesa e Gjimshitit në tri grumbullimet e fundit të kombëtares shqiptare thuajse nuk është vënë re, sepse në mbrojtjen kuqezi luan një lider si Ismajli.
Mbrojtësi ynë është lojtar i kompletuar. Ai kurrë nuk ankohet, por merr përgjegjësi dhe luan në mënyrë konstante si me klubin, ashtu edhe me kombëtaren.
Juventusi, Interi dhe Napoli po ndjekin me vëmendje situatën aktuale të Ismajlit, për shkak se kontrata e tij me Empolin skadon në fund të këtij sezoni.
Mediat italiane raportojnë se Empoli kërkon 3 mln euro për kartonin e tij, nëse një nga klubet e interesuara duan ta blejnë në merkaton e janarit.
Në këtë formë, Empoli shmang largimin e tij me parametra zero. Kjo shifër i ka trembur klubet italiane. Mbetet për t’u parë nëse do ta marrin përsipër këtë shifër.