Ankth dhe lot, lojtari pëson kolaps gjatë duelit, ndeshja ndërpritet

Futboll

Ankth dhe lot, lojtari pëson kolaps gjatë duelit, ndeshja ndërpritet

Më: 1 dhjetor 2024 Në ora: 18:51
Pamje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në minutat e parë të ndeshjes mes Fiorentinës dhe Interit në Serinë A.

Pak minuta pas fillimit të saj, sfida është ndërprerë për shkak të situatës shëndetësore të Edoardo Bove, i cili pësoi kolaps në fushë.

Gjyqtari kishte anuluar një gol të Interit në ato momente dhe po argumentonte pranë pankinës zikaltër arsyen pse. Edoardo Bove i Fiorentinës po rregullonte këpucët, u çua në këmbë dhe pastaj ra pa ndjenja në tokë.

Ai u rrethua menjëherë nga shokët e skuadrës të cilët e panë pa ndjenja dhe shumë prej tyre shpërthyen në lot, ndërsa kërkohej me urgjencë ndihma e stafit mjekësor.

Lojtari i transportua menjëherë me ambulancë drejt spitalit, ndërsa ndeshja u ndërpre me futbollistët e të dy skuadrave që u kthyen në dhomat e zhveshjeve.

Gjendja e tij tashmë raportohet se është stabilizuar në spitalin e Firences, ku kishte shkuar pa ndjenja, edhe pse kryente frymëmarrjen pa asistencën e aparateve, në mënyrë autonome. Pas stabilizimit të parametrave, lojtari është përmendur dhe për momentin vlerësohet si jashtë rrezikut për jetën.

Klubi i Fiorentinës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me gjendjen e futbollistit Edoardo Bove.

Bove ra pa ndjenja në fushë gjatë ndeshjes Fiorentina-Inter në Serie A.

Fiorentina njofton zyrtarisht se Edoardo Bove është aktualisht nën sedacion farmakologjik dhe i shtruar në kujdes intensiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat