Momente paniku u regjistruan në Firence, ku futbollisti 22-vjeçar, Edoardo Bove, ra në tokë rreth minutës së 15-të në duelin ndaj Interit, teksa u dërgua me ambulancë në spitalin Careggi.
Sipas burimeve të “Adnkronos”, kur mbërriti në spital, Bove po merrte frymë vetë dhe kishte rrahje të zemrës. Fillimisht i pavetëdijshëm, ai rifitoi ndjenjat. Sipas Ansas, bëhet fjalë për një krizë epileptike që shkaktoi një arrest kardiak.
Një moment paniku ky, që për fat të mirë u kalua dhe lojtari gëzon një shëndet të qëndrueshëm.
Menjeherë pas kolapsit, gjyqtari Doveri e ndërpreu ndeshjen, teksa nuk vonoi edhe zyrtarizimi nga Lega Serie A për shtyrjen e duelin në një datë të pacaktuar.