Skuadra e Kosovës së Dusseldorfit rikthehet në krye të tabelës në Landesliga-s.
Kuqezinjë shkëlqyen me lojë e rezultat 4:1 ndaj VSF Amern.
Fitore bindëse në udhëtim duke e konfirmuar formën e larët dhe se kjanë kandidat kryesor për hyrjen në Oberliga.
“Ekipi ynë ka arritur një fitore të shkëlqyer si mysafir në ndeshjen e luajtur sot kundër VSF Amern! Golat për FC Kosova Düsseldorf u shënuan nga Max
Stellmach në minutën e 24’ dhe 74’, Qlirim Kashtanjeva në minutën e 51’ e Liridon Salihi në minutën e 61’.
Një paraqitje fantastike nga lojtarët tanë që na sjell tri pikë të rëndësishme për vazhdimësinë e kampionatit.
Falënderim i veçantë për tifozët tanë të cilët ishin një mbështetje e jashtëzakonshme edhe në transfertë. Të gjithë së bashku vazhdojmë më të fortë drejt suksesit!”, ka njoftuar FC Kosova.
Pesë të parët – tabela
1. FC Kosova 16 11 3 2 48:16 32 36
2. VfL Jüchen-Garzweiler 16 10 5 1 41:19 35
3. FC Remscheid 16 11 2 3 36:18 35
4. ASV Süchteln 16 9 4 3 41:26 31
5. SG Düsseldorf Unterrath 16 9 3 4 43:25 30