Magani i "qahet" mungesave

Futboll

Magani i "qahet" mungesave

Më: 1 dhjetor 2024 Në ora: 21:30
Gugash Magani - majtas

Tirana dhe Partizani kanë barazuar në derbin e sotëm, sfidë e vlefshme për javën e 15-të të Superiores. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi në barazim pa gola 0-0. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i Tiranës, Gugash Magani.

“Mënyrën si erdhi loja duhet ta kishim fituar ndeshjen. Të humbësh penallti në minutën e fundit nuk tingëllon mirë. Por kështu është futbolli, nuk patëm fat. Ishte një ndeshje e mirë nga ne, pasi kishim përballë Partizanin që kryeson tabelën e renditjes. Presioni sportiv ishte mbi ne.

Në këtë ndeshje vinim me organikë jo të plotë. Megjithatë unë jam i kënaqur me skuadrën, që shënoi gol që u anullua. Anësori dhe arbitri e dhanë gol, por VAR-i… nuk mund të flasim për gjykim profesional. Humbëm penallti në fund fare, rezultati më i drejtë do të ishte fitorja jonë.

Duke pasur parasysh që Partizani ka lojtarë të shpejtë si Keko dhe Cara në krahun tjetër. Dhe një lojtar si Hadroj që i uroj suksese të shkojë atje ku do vazhdojë karrierën. Menduam që të kemi pak më shumë ekuilibra te pjesa e mbrojtës. Nga krahu i majtë i Përgjonit u luajt ashtu siç menduam, ndërsa në krahun tjetër, Partizani na vendosi në vështirësi.

Skuadra ka qenë e limituar. Sot ka luajtur Meta që sapo ka ardhur nga dëmtimi, ashtu si Prenga. Edhe pse e humbi penalltinë, Prenga luajti shumë mirë dhe na nxorri para me lëvizje individuale që i ka shumë pika të forta.

Mici është pjesë shumë e rëndësishme e skuadrës me eksperiencë dhe që luan në shumë pozicione. Padiskutim është lojtar kyç te ne. Edhe pse kam vetëm 3 javë te Tirana, Mici do ketë hapësirat e veta sepse është profesionit dhe djalë shumë i mirë. Gjumsi u dëmtua që në 20 minutat e para dhe tregoi karakter duke luajtur”, është shprehur Gugash Magani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat