Drejtori sportiv Arbër Abilaliaj ka folur rreth lëvizjeve të merkatos së Partizanit. Drejtori i Partizanit ka shprehur se Hadroj së shpejti do të largohet, ndërsa për Rrapajn ka më shumë zëra se diçka konkrete. Ai i konsideron këta lojtarë si 'xhevahir' dhe nuk dëshiron të largojë më shumë se sa 2 të tillë.
Sa i takon Veselinovic, deri tani Abilaliaj nga sa ka parë është dakord me zgjedhjen e bërë për teknikun serb.
“Është ndeshje e vështirë, e ngarkuar emocionalisht. Kundërshtari përballë është i karikuar, i etur për pikë. Por mendoj që Partizani do të gjejë rrugën e duhur.
Mendoj që koha dhe ecuria pozitive deri tani na ka shërbyer.Përzgjedhja ka qenë e saktë deri tani e trajnerit. Ekipi duhet të rritet dhe të vazhdoj kështu.
Për Rrapajn ka një interesim, jemi munduar t’a mbajmë larg zërave. Për Hadrojn është e vërtetë që është arritur një marrëveshje.
Nuk duam të privojmë ekipin nga xhevahiret e tij. Si Drejtor ndihesh keq nga shkallët e stadiumit, nuk kontribuon dot. Nuk bën dot asgjë. E përjeton më mirë si futbollist.”, u shpreh Abilaliaj.