Presidenti Marota: Vendimi për të ndërprerë dhe shtyrë ndeshjen ishte spontan

Futboll

Presidenti Marota: Vendimi për të ndërprerë dhe shtyrë ndeshjen ishte spontan

Më: 1 dhjetor 2024 Në ora: 21:33
Presidenti Marota

Presidenti i Interit, Bepe Marota, foli pas situatës dramatike, ku futbollisti i Fiorentinës, Bove, humbi ndjenjat në fushë, pas një kolapsi, në minutat e para në duelin ndaj zikaltërve. 

Në prononcimin e dhënë për “Sky Sport”, Marota ndër të tjera u shpreh: 

“Fola pak më parë më drejtorin Prade, është në spital bashkë me drejtuesit e tjerë të Fiorentinës.

Vendimi për të ndërprerë dhe shtyrë ndeshjen ishte spontan nga të dy palët, i shprehim mbështetjen tonë Fiorentinës, nga ana e gjithë familja e Interit. Jemi një komunitet dhe ishte një vendim spontan. Kisha dëshirë ta theksoja këtë.  

Rikuperimi i ndeshjes? Nuk e kemi diskutuar ende këtë temë, pasi jemi përballë një fakti shumë të rëndësishëm për shëndetin e djaloshit që shpresojmë që të mos jetë asgjë veçanërisht e rëndë. Do të kemi mundësi në të ardhmen ta përballojmë këtë temë”, deklaroi Marota..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat