Sane nxirret në shitje që në janar! Bayern gjen një zëvendësues gjerman

Futboll

Sane nxirret në shitje që në janar! Bayern gjen një zëvendësues gjerman

Më: 1 dhjetor 2024 Në ora: 21:36
Leroy Sane

Leroy Sane nuk ka më vend te Bayern. Sulmuesi anësor, i transferuar nga Manchester City me shumë bujë vite më parë, nuk është më i preferuari i klubit.

Kontrata e gjermanit skadon në verën e ardhshme dhe Bayern, sipas gazetës “Bild”, nuk dëshiron të rrezikojë ta humbasë falas.

Edhe pse klubi ka disa muaj që negocion për rinovimin e kontratës, kjo nuk ka ndodhur. Arsyeja është se Bayern ka tentuar t’ia ulë pagën lojtarit, kurse ky i fundit ka refuzuar.

Sane mendon se është lojtar që meriton të paguhet mbi 17 mln euro bruto në sezon, kurse Bayern mendon të kundërtën. Klubi bavarez e ka nxjerrë në shitje për merkaton e janarit.

Kërkesat për Sane nuk janë të pakta. Ai pëlqehet nga Tottenham, Chelsea, Arsenal dhe Newcastle. Mbetet për t’u parë nëse Bayern do të arrijë ta shesë për më shumë se 30 mln euro.

Pasuesi i Sane në Mynih pritet të jetë një gjerman tjetër. Bëhet fjalë për Florian Wirtz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat