Thiago Motta nuk di ta trajtojë “Zonjën e vjetër”

Futboll

Thiago Motta nuk di ta trajtojë “Zonjën e vjetër”

Më: 1 dhjetor 2024 Në ora: 22:57
Motta

Lecce qëlloi kockë e fortë për Juventusin, i cili u ndal në barazim 1-1 në ndeshjen e kësaj të diel në kampionatin italian. Ishte një sfidë që tregon se bardhezinjtë janë pa busull.

Thuram në minutën e 6-të dhe Conceicao në minutën e 8-të patën rastet e tyre të shënimit, por nuk ia dolën për t’i konkretizuar. Pjesa e parë u zhvillua me lojë të ngjeshur në mesfushë dhe me Juventusin që guxonte pak.

Lecce ishte pranë golit në minutën e 55-të me Tete Morenten, gjuajtja e të cilit u prit me lehtësi nga gardiani Perin.

Goli i avantazhit për “Zonjën e vjetër” erdhi relativisht vonë, në minutën e 68-të.  çoi topin në rrjetë edhe me pak fat. Lecce befasoi në minutën e 94-t, kur Ante Rebic shënoi një gol kur askush nuk e priste.

Juventusi tashmë e sheh veten në vendin e gjashtë në tabelën e klasifikimit, me 26 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat