Futbollisti Ylber Ramadani me ekipin e Lecces barazojnë me rezultat 1:1 me Juventusin, në takimin e javës së 14-të në Serie A.
Juve edhe pas javës së 14-të mbetet i pamposhtur.
Cambiaso shënoi në minutën e 68-të për Juven dhe Rebiç në atë të 90+3 për Leccen.
Ylber Ramadani u paraqit 75 minuta për Leccen.
Juve renditet në pozitën e 6-të me 26 pikë e Lecce në të 16-tin me 13.