Anëtari i kombëtares së Maqedonisë së Veriut, Lirim Qamili, është në formë të mirë.
Ai ka vazhduar me paraqitje të shkëlqyeshme në këtë sezon në fanellën e Sonderjyskes në kampionatin danez të futbollit.
Sonderjyske ka arritur fitore të madhe me rezultat 2:0 në konak të Lyngby-t.
Mysafirët kaluan në epërsi (0:1) me golin e Björklund në minutën e 68-të, ndërsa Giantu e mbylli rezultatin 0:2 në minutën e 90+5 me asistimin e Qamilit.
Pas javës së 17-të, Sonderjyskes renditet në vend të 10-të me 17 pikë.