Guardiola: Lojtarët po vuajnë, s’janë mësuar…

Futboll

Guardiola: Lojtarët po vuajnë, s’janë mësuar…

Më: 2 dhjetor 2024 Në ora: 12:15
Pep Guardiola

E pabesueshme është ajo që po e shohim në Premierligë.

Shumëkënd mund ta befasojë impakti që e kishte Arne Slot në sezonin e parë në Angli në bankinën e Liverpoolit, por ajo që po e befason më shumë çdo tifoz është ta shohë në këtë situatë Manchester Cityn.

“Citizens” janë në një “blackout” total, duke i kaluar shtatë ndeshje pa fitore, prej tyre gjashtë humbje e një barazim.

Trajneri Pep Guardiola s’kishte përjetuar kurrë situatë të tillë dhe e pranon se ambienti në “Etihad Stadium” është i tronditur.

Pas katër titujsh radhazi të kampionit në Premierligë, në këtë edicion ka rënë “perandoria” që e kishte ndërtuar trajneri spanjoll.

“Duhet ta gjej një zgjidhje për të qenë solidë, mbi të gjitha prapa. Çka mund të them? Këta lojtarë ma kanë dhënë mundësinë t’i përjetoj dhe shijoj ndoshta vitet më të mira të jetës sime. Krejt ajo çka mund të bëj është të jem këtu duke u munduar ta gjej një zgjidhje. Në momentin e duhur, klubi do ta marrë një vendim rreth asaj që është e nevojshme për t’ia mundësua këtij klubi të shkojë lart”, u shpreh ish-trajneri i Barcelonës dhe i Bayern Munichut për “BBC Match of the Day”.

Ai u mundua t’i japë disa fjalë edhe për situatën dhe për vështirësitë të cilat janë evidente në Manchester Cityn e tij.

“Është një rast tjetër dhe nuk mund të presim gjatë me këtë situatë. Duhet ta kuptojmë atë që e kemi bërë. Lojtarët e duan këtë, ata po vuajnë dhe duan ta bëjnë këtë. Është normale. Nuk jemi mësuar dhe kjo për shumë arsye. Megjithatë, shumë, shumë gjëra ndodhin. Skuadrat janë të forta dhe ne nuk mund të mos e menaxhojmë këtë moment”, përfundoi Guardiola. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat