Gjendja shëndetësore e Bove është përmirësuar. Fiorentina, nëpërmjet një komunikate zyrtare, ka bërë me dije se lojtari është i vetëdijshëm dhe se ka folur me familjarët dhe shokët e skuadrës.
“Ai ka folur me familjen e tij, drejtuesit e klubit, trajnerin dhe bashkëlojtarët e tij, të cilët nxituan të shkonin ta shihnin sapo dëgjuan lajmin e mirë. Teste të mëtejshme do të kryhen në ditët në vijim për të përcaktuar se çfarë çoi në situatën kritike të ndodhur dje”- shkruan klubi.
Kujtojmë që Bove u rrëzua papritur në fushë të dielën, gjatë ndeshjes mes Fiorentinës dhe Interit.
Takimi i vlefshëm për Seire A u shty, pasi futbolli në raste të tilla kalon në plan të dytë.