Kupa e Italisë, trajneri i Milanit: Do të bëjmë disa ndryshime, por mbetemi skuadër ambicioze

Futboll

Kupa e Italisë, trajneri i Milanit: Do të bëjmë disa ndryshime, por mbetemi skuadër ambicioze

Më: 2 dhjetor 2024 Në ora: 17:22
Paulo Fonseca

Paulo Fonseca, trajneri i Milanit, foli për mediat, në kuadër të ndeshjes së nesërme të Kupës së Italisë kundër Sassuolos.

“Milani nuk e ka fituar këtë trofe për një kohë të gjatë. Duhet të jemi ambiciozë. Megjithatë, le të mos shikojmë shumë përpara, le të mendojmë vetëm për të nesërmen.

Nëse duam të shkojmë në finale, që duhet të jetë synimi ynë, duhet të fitojmë nesër.

Nëse nuk e menaxhojmë mirë ekipin dhe lojtarët, mund të kemi probleme fizike dhe këtë nuk e duam. Kam besim te të gjithë lojtarët, do të ketë disa ndryshime, por gjithmonë me synimin për të fituar ndeshjen”- tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat