Bayern Munich humb Harry Kane deri në fund të vitit për shkak të lëndimit

Futboll

Bayern Munich humb Harry Kane deri në fund të vitit për shkak të lëndimit

Më: 2 dhjetor 2024 Në ora: 19:38
Harry Kane

Sulmuesi i Bayern Munichut, Harry Kane nuk do të luajë deri në fund të vitit për shkak të një dëmtimi.

Golashënuesi më i mirë i Bundesligës gjermane u lëndua në ndeshjen e së shtunës mes Borussia Dortmund dhe Bayern Munich dhe për pasojë do të mungojë disa javë, deklaroi trajneri Vincent Kompany.

Kane ndjeu dhimbje në muskulin e kofshës dhe mjekët e Bayern Munich i thanë Kompanys se ai nuk do të mund të llogarisë tek sulmuesi deri në fund të dhjetorit.

Kane do të mungojë në ndeshjen e rrethit të tretë të Kupës së Gjermanisë ku Bayern Munich do të presë kampionët në fuqi Bayer Leverkusen.

Ai po ashtu do të humbas dhe ndeshjet e Bundesligës kundër Heidenheim, Mainz dhe Leipzig, si dhe ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Shakhtar Donetsk. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat